Nga e premtja ndryshon moti

Prej nesër e deri të enjten moti do të jetë stabil. Nesër me erë të përforcuar veriore, ndërsa në dy ditët në vijim me temperatura të ulëta të mëngjesit, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM-ja, valë lagështie me reshje të borës presin nga e premtja.

Moti sot është i ndryshueshëm, me vranësira dhe me mjegull të dobët nëpër disa fushëgropa, në pjesët lindore me më shumë diell. Në pjesët perëndimore, në viset më të larta dhe në male pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në viset e ulëta do të ketë reshje të shiut.

Nga fundi i ditës, reshje të kohëpaskohshme të borës do të ketë edhe në pjesët verilindore. Pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, vende-vende erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me mjegull të dobët. Pasdite do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.