Lëvizja Studentore: Besar Sejdiu u ndalua në kufi! Studentët: Dyshojmë për presion institucional!

Lëvizja Studentore ngre shqetësimin për ndalimin e kryetarit të Parlamentit Studentor, Besar Sejdiu, në pikën kufitare të Bllacës, teksa udhëtonte drejt Italisë me studentë të tjerë. Sipas reagimit të tyre, Sejdiu është veçuar nga grupi dhe është njoftuar se figuron në një listë për kontroll të veçantë, pa iu shpjeguar arsyet.

Përfaqësuesit studentorë dyshojnë për presion institucional dhe kërkojnë nga institucionet të sqarojnë kush e ka marrë këtë vendim dhe mbi çfarë baze. „Nëse dikush mendon se me ndalesa në kufi dhe metoda frikësimi do ta heshtë zërin e studentëve, gabon rëndë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Studentore. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë edhe më fuqishëm angazhimin për kërkesat e studentëve./TV21