Konvikti studentor “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup do të hapet më 1 shkurt 2027, pas një rikonstruksioni tërësor.
Në dispozicion të studentëve do të jenë 280 shtretër, në dhoma teke të pajisura me mobilie, tavolina pune dhe lavamanë. Objekti do të ketë ngrohje dhe ftohje qendrore, ndërsa kushtet e qëndrimit cilësohen si të nivelit hotelier.
Pagesa mujore për studentët do të jetë 6.600 denarë. Investimi për rinovimin e konviktit kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Projekti më i gjerë për rikonstruksionin e nëntë konvikteve dhe shkollave me qendra resursesh kap vlerën e 86 milionë eurove, me financim nga kredia, grantet e BE-së dhe buxheti i shtetit.





