Bekim Sali mori funksionin e ministrit të Shëndetësisë

Në Ministrinë e Shëndetësisë është realizuar pranim-dorëzimi i funksionit të ministrit.

Venko Filipçe, kuadër i LSDM-së ia dorëzoi detyrën Bekim Salit nga Alternativa, transmeton TV21.

“Funksionin e ministrit të Shëndetësisë ia dorëzova d-r Bekim Sali. I uroj sukses dhe fat në zbatimin e funksionit. Besoj se do të përgjigjet në sfidat të cilat i imponoi pandemia Kovid, por edhe në segmentet tjera të shëndetësisë. Besoj se edhe në fokusin e tij do të jenë pacientët, punonjësit shëndetësorë dhe transparenca ndaj mediave”, shkroi Filipçe i cili në Qeverinë e Kovaçevskit nuk do të bart asnjë funksion ministror, por kthehet në Klinikën e Neurologjisë.

Ndërkaq Sali vjen në Shëndetësi pasi dje Kuvendi zgjodhi Qeverinëe re me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, e ndërkaq ai do të bartë postin e ministrit të Shëndetësisë.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
Përbërja e Qeverisë është siç vijon më poshtë:

Kryeministër – Dimitar Kovaçevski

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21