Një 56-vjeçar nga një fshat i Kërçovës është arrestuar pasi dyshohet se me armë zjarri i është kërcënuar bashkëshortes së tij, e cila kishte nisur procedurat për shkurorëzim.
Rasti është denoncuar në polici, ndërsa i dyshuari Z.Z. është arrestuar më 16 nëntor, në orën 22:05, nga policia e Kërçovës.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.





