Tre persona të maskuar grabisin dy milion denarë nga një banor i Sarajit

Tre persona të maskuar sot rreth orës 11:00 para një filiali të një banke në Saraj të Shkupit kanë sulmuar një banor të fshatit Krushopek, duke grabitur rreth dy milion denarë nga ai. Sipas informacioneve të para, dy prej sulmuesve kanë qenë të armatosur me pushkë automatike.

Personi nga Krushopeku është sulmuar në parkingun e bankës, ku kishte shkuar për të kryer pagesat e një kompanie nga Saraji. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit kanë ikur në drejtim të Matkës me një makinë me targa të panjohura. Policia është në kërkim të tyre.