Haradinaj: Vendit i duhet një Qeveri me mandat të plotë, e Kurtit nuk ka kompetenca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri me mandat të plotë për ta rimëkëmbur ekonominë pas tejkalimit të COVID-19.

Ai këto deklarata i ka bërë në Ferizaj, ku ka vizituar degën e AAK në këtë komunë në 20 vjetorin e themelimit të saj.

Haradinaj ka thënë se qeveria e shkarkuar e ka të pamundur që të bëjë rimëkëmbjen e ekonomisë sepse nuk ka kompetenca.

“Marrja e përgjegjësive është e rëndësishme. Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur të bëjë rimëbkembjen. Është e nevojshme një qeveri më mandat të plotë që të fillojë rimëkëmbjen menjëherë”, tha Haradinaj.