Spasovski u ndau pllaka mirënjohëse autorëve të filmit dokumentar “Honeyland”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot realizoi takim me autorët e filmit “Honeyland”, filmi dokumentar i cili nga premiera e festivalit të filmit “Sandens”, më 28 janar 2019, fitoi dhjetë çmime të tjera më të larta të filmit në botë dhe u nominua në ceremoninë e 92-të të oskarëve në dy kategori: për film më i mirë
ndërkombëtar dhe për film më të mirë dokumentar.

Duke përshëndetur regjisorët, Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov,
producentin Atanas Georgiev dhe kinematografin Samir Ljuma, kryeministri
Spasovski edhe një herë përgëzoi prodhuesit e filmit për suksesin e madh dhe
bashkë me kolegët e tij të Qeverisë në një atmosferë të relaksuar u shprehu
falënderim të madh, për krenarinë që ua dhanë qytetarëve të vendit tonë, me
krijimin e filmit dokumentar “Honeyland”.

Të pranishmit theksuan se me vendimet e Qeverisë, mes tjerash, nëpërmjet
Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të organizohen një
sërë ngjarjesh edukative, si dhe detyrimet përmes Ministrisë së Kulturës dhe
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të organizohen me emetimin e filmit
“Honeyland” për të gjithë shkollat e mesme dhe universitetet në vend, me
qëllim të vetëm, më tej të promovohen dhe përcillen mesazhe fisnike për filmin
dokumentar, i cili është dedikuar afrimit të temave ekologjike, dashurisë ndaj
natyrës, por edhe raportit dhe respektit në marrëdhëniet familjare.

Ekipi i “Honeyland”, shprehu kënaqësinë nga interesi dhe vendimet e
Qeverisë, duke shprehur qëndrimet e tij në lidhje me përmirësimin e kushteve
të kinematografisë së filmit në vendin tonë, duke dhënë sugjerime për
prezantim më të suksesshëm të filmave dhe festivaleve tona në skenën
ndërkombëtare. Ata përmendën se një pjesë e suksesit është edhe e
kinematografit, Fejmi Daut, i cili për shkak të obligimeve zyrtare mungoi.

Kryeministri Spasovski anëtarëve të ekipit u ndau pllaka mirënjohëse, në shenjë
mirënjohjeje për suksesin historik, ndërsa ata e përshëndetën dhe i dhuruan një
kavanoz me mjaltë nga prodhimi i bletares, Atixhe Muratova, njëra nga
personazhet e filmit dokumentar “Tokë e mjaltë”.