Xhaferi – Osmani: Pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prish tinë e priti kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin i kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim mes dy parlamenteve.

Sipas komunikatës nga Kabineti i Osmanit, në takim është bërë fjalë për
mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy shtëpive ligjvënëse dhe
bashkëpunimin e tyre në proceset e përbashkëta interaktive dhe nismat
rajonale.

Të dy kryekuvendarët e kanë theksuar rëndësinë e zyrtarizimit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

“Këmbimi i përvojave u vlerësua se është me rëndësi të veçantë për shkak të
afërsisë gjeografike. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizimi i pranimit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO kontribuon për paqen dhe
stabilitetin rajon në rajonin tonë”, thuhet në kumtesë.