S’ka shtyrje të gjysmë vjetorit, nxënësit kthehen në shkolla

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot ka mbajtur mbledhje për të shqyrtuar situatën me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Siç brifojnë për TV21 nga KSN, në këtë mbledhje nuk është rekomanduar që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Sërish, për këtë do të sjellë vendim Qeveria në seancën që do të mbahet me fillim prej orës 14:00.

Kujtojmë se kjo është seanca e parë që do të mbahet nga Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut që u zgjodh mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.