Nesimi në “Enter”: Ministria e Arsimit ka vendosur embargo mbi të drejtën e dijes

Publicisti Mahi Nesimi në Emisionin “Enter” mes tjerash ka thënë se arsimi në vendin tonë është në gjendje katastrofale. Ai më tej shtoi se Ministria e Arsimit me vite të tëra ka vendosur embargo mbi të drejtën e dijes.

“Arsimi është në gjendje katastrofale. Fatkeqësisht Ministria e Arsimit me vite të tëra, ka vënë embargo, ka vënë dorë mbi të drejtën e dijes. Ministria e Arsimit, tash do të mbarojë viti shkollor, kjo vazhdon me vite të tëra, nxënësit janë ende pa tekste shkollore. Dhe që është tragjedia më e madhe ta ka ndalur të blesh libra, ti nuk ke ku të blesh libër. Ministria e Arsimit me veprimet e veta ta ka pamundësuar të blesh libër që të mësosh”, ka thënë publicisti Mahi Nesimi.