Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe me të reshura të shiut, të cilat do të jenë më intensive pasdite dhe gjatë natës (mbi 25l/m2). Lokalisht, posaçërisht në pjesët jugore do të ketë paraqitje të jostabilitetit në formë të motit të keq me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përkohshme të fuqishme (mbi 80 km/orë).

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe të reshura të shiut, të cilat do të jenë më intensive pasdite dhe gjatë natës. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 5, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 11 gradë Celsius.