“Monstra”, prindi e pyet Blerim Bexhetin: A është e vërtetë që Beqir Hasani të ka dhënë shapullë?

Në vazhdimin e gjykimit për rastin “Monstra”, prindi i njërit prej fëmijëve të vrarë te Liqeni i Smilkovës, e ka pyetur ish ministrin e drejtësisë, Blerim Bexheti nëse ka hëngër shuplakë nga Beqir Hasani, shkruan Fokus. Babai i Branko Triçkovskit të vrarë tha se vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka thënë se Beqir Hasani i ka dhënë flakareshë Blerim Bexhetit. Kryetari aktual i komunës së Sarajit, Bexheti, tha se njihet me Beqir Hasanin, por asnjëherë nuk ka pasur presion, e as nuk ka marrë flakareshë prej tij.