Mos u bëni më Papë se Papa

Arbër Çeliku

Sa për dijeni, ndalesa e shamisë u imponua në komunizëm, si dhe ramazani dhe ritualet e tjera fetare, për arsyen e thjeshtë sepse komunizmi deshi ta ndrydhte dhe kontrollonte edhe shpirtin e njeriut. Kushdo që mëton këtë akt ta paraqesë si qytetërim, thjesht manipulon me faktet historike. Baza e qytetërimit dhe demokracisë sot, flas me kushtetutë, është në SHBA dhe Evropë dhe në këto shtete askush nuk e ndalon shaminë, ngaqë e drejta e besimit është e drejtë elementare e çdo individi. Kështu që, kot e kanë disa intelektualë hapekrahë, që bëhen më Papë se Papa…