Maqedoni: Gruaja rrah ish bashkëshortin, denoncohet në polici

Një 38 vjeçar nga Kavadari mbrëmë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja gjashtë vite më e re.
“G.P. (38) nga Kavadari ka denoncuar se reth orës 18 e 45 minuta në shtëpinë e ish bashkëshortes H.P. (32), pas një zënke është sulmuar fizikisht prej saj”, njoftoi MPB, duke shtuar se po merr masa për dokumentimin e rastit.