Kroacia hap kufirin për turistët sllovenë, së shpejti edhe për turistët tjerë nga BE-ja

beach Karma - Restaurant - Zadar

Kroacia pret të hapë kufijtë e saj për turistët sllovenë, brenda pak ditëve, si edhe për shtetasit gjermanë jo më vonë se 15 qershori, deklaroi ministri kroat i Shëndetësisë, Gari Cappelli.

“Ne presim një rezultat të mirë nga bisedimet me Slloveninë brenda pak ditëve sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”, i tha Cappelli televizionit shtetëror kroat, HRT.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, kur sllovenët të kthehen në shtëpi, ata nuk do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë”, tha ai, duke shtuar se marrëveshje të ngjashme po negocioheshin edhe me vendet e tjera.

Duke supozuar se situata COVID-19 mbetet nën kontroll, Kroacia pret që turistët nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së do të lejohen të hyjnë nëpërmjet transportit rrugor deri më 15 qershor.