Lajm i mirë për shqiptarët e Maqedonisë, këshilltari i ish presidentit Klinton vjen në fushatë zgjedhore (Foto)

Ka arrtur në Shkup këshilltari i ish presidentit amerikan Bill Klinton, Jens Helmut Friedrich, ku është takuar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Temë kryesore e bisedës ka qenë ekonomia dhe krijimi i kushteve për investime të huaja në Maqedoni.
“Sot, në selinë qendrore të AlternAtivA-s, prita në takim ish-këshilltarin e ish-Presidentit Amerikan Clinton, z. Jens Helmut Friedrich.
Gjatë takimit biseduam për mundësitë e investimeve të huaja dhe krijimin e kushteve të investimeve në vendin tone”, ka deklaruar Gashi pas takimit.