Bujar Osmani me shtëpi 400 mijë euro, flet fqinji i tij!

I akuzuari për keqpërdorim të pozitës nga Prokuroria Speciale, Bujar Osmani, posedon shtëpi të re në lagjen Fushë Tophanë të Çairit. Fqinji i tij Valon Bela thotë se shtëpia e Buajr Osmanit arrin vlerën 400 mijë euro, shumë marramendëse për kushtet në Maqedoni.

“Bujar, e di Aliu se ke ndërtu shtëpi 400 mijë euro përballë meje? Sa tenderë ke ndarë me “sojuzët” e tu?”, e ka pyetur Bela me tone enigmatike.

Osmani është mjek me profesion, dhe ish ministër i shëndetësisë. Në bazë të ardhurave që ka realizuar, vështirë se mund të arsyetohet një shtëpi prej 400 mijë eurove.