Krimineli serb tregon se sa para ka dhënë për të marrë pasaportën e Maqedonisë…

Një kriminel serb në një gjykatë në Serbi ka dëshmuar se për tu pajisur me pasaportë të Maqedonisë së Veriut ka paguar 30 mijë euro.

Sipas mediave serbe, dëshmitari Srdjan Laliq në procesin gjyqësor kundër Velja Nevolja dhe klanit të tij ka theksuar se personi që i ka mundësuar pasaportën është një shtetas i Maqedonisë që quhej Roko, të cilit i janë paguar paratë, përcjell INA.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë ka shpërthyer një aferë për lëshimin e 215 pasaportave për persona me precedentë penal, kryesisht kriminelë nga jashtë. Së fundi me pasaportë u pajis dhe që shpërtheu si skandal është rasti me oligarkun ukrainas prorus Oleksandr Onishchenko, i cili edhe pse në Listën e Zezë amerikane, ai megjithatë kishte arritur të siguroj pasaportë në cilësinë e sportistit. Lidhur me këto raste akoma po vijojnë hetime. (INA)