Alarme për bomba në disa shkolla të Shkupit

Në adresat elektronike të tetë shkollave të mesme në Shkup sot sërish është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Bëhet fjalë për shkollat ​​“Rade Jovçevski – Korçagin”, “Orce Nikollov”, “Josip Broz Tito”, “Pançe Arsovski”, “Nikolla Karev”, “Vllado Tasevski”, “Mihajllo Pupin” dhe “Cvetan Dimov”.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave. Në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thotë nga MPB-ja.

Shkollat ​​e mesme të Shkupit në periudhën e kaluar disa herë kanë marrë kërcënime me bomba të vendosura, për cilat policia konfirmoi se kanë qenë të rreme.

За 28 дена ќе заборавите на болки во зглобовите или \’рбетот:гарантирани успеси со сигурни медицински тестови
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së fundi deklaroi se bëhet fjalë për kërcënime hibride dhe se pret që së shpejti të përfundojë hetimi për kërcënimet e rrejshme me bomba.