Konte: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme të jenë anëtare të BE-së

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të inkuadrohen në BE, deklaroi kryeministri italian Xhuzepe Konte në takimin e sotëm në Sofje me kryetarin e Qeverisë bullgare, Bojko Borisov.

Konte e përshëndet rolin dhe mbështetjen e Bullgarisë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe për hapjen e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën.

Kryeministri bullgar Borisov tha se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut këtë vit bashkërisht do të udhëheqim me procesin e Berlinit.

“Kjo është shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa vlerësimet që i merr Bullgaria për rolin e saj në rajon janë shumë të qarta dhe pozitive”, tha Borisov.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte qëndron në Bullgari me rastin e 140 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./GazetaExpress/