Tetovari i vesh kuq e zi fëmijët afrikanë

Në grupin “Veshje Tradicionale Shqiptare” në facebook është paraqitur një foto ku shihen fëmijë afrikanë të veshur kuq e zi. Ata mbajnë bluza me shqiponjën dykrerëshe, ku shkruan “Tetova”. Fotoja përcillet me një koment të shkurtër, që përmban sqarimin se ajo është bë nga një tetovar, i cili ndihmon të rinjtë afrikanë, por nuk jepen të dhëna për vendin ku është bë fotoja, e as për identitetin e këtij tetovari.