Janevska: Reformat në arsimin e të rriturve janë evidentuar në Raportin e BE-së për vitin 2026

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se reformat në arsimin e të rriturve po japin rezultate konkrete, të cilat, sipas saj, janë evidentuar edhe në Raportin e Bashkimit Evropian për vitin 2026.

Ajo theksoi se ligji i ri ka lehtësuar qasjen në trajnime, rikualifikim dhe njohjen zyrtare të aftësive të fituara jashtë arsimit formal.

Aktualisht, 25% e qytetarëve të moshës 25–64 vjeç marrin pjesë në forma të ndryshme arsimimi, ndërsa synimi është arritja e nivelit prej 47%.

Janevska theksoi se arsimi duhet të jetë mundësi për të gjithë, pavarësisht moshës.