Rryma mund të shtrenjtohet nga 1 janari – Paralajmërohet rritje e çmimit deri në 3%

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të paguajnë 2 deri në 3% më shtrenjtë energjinë elektrike nga 1 janari 2027, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Aco Ristov.

Në një intervistë për televizionin Sitel, Ristov deklaroi se, pavarësisht paralajmërimeve të Qeverisë se nuk do të ketë shtrenjtim, pritet një rritje e lehtë e çmimit.

Kompanitë energjetike tashmë kanë dorëzuar kërkesat për çmime të reja, të cilat po shqyrtohen nga Komisioni Rregullator.

Vendimi përfundimtar pritet deri në fund të vitit, ndërsa çmimet e reja, nëse miratohen, do të hyjnë në fuqi më 1 janar.