Kurti kërkon caktimin e seancës plenare për votimin e qeverisë

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës. .

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryesia do të mblidhet më 31 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Kurtit.