Mickoski paralajmëron rritjen e subvencionit për ushqimin e studentëve – Qeveria përgatit model të ri mbështetës!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar rritjen e subvencionit për ushqimin e studentëve, si pjesë e një modeli më të gjerë të mbështetjes financiare.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se masat e reja nuk do të kufizohen vetëm te ushqimi, por do të përfshijnë edhe produkte dhe shërbime të tjera për studentët.

Sipas tij, Qeveria po përgatit një model inovativ, për të cilin pretendon se nuk është zbatuar më parë në asnjë shtet tjetër.

Detajet dhe shuma e rritjes pritet të bëhen publike së shpejti.