Bërns: Mbështetje në luftën kundër lajmeve të rreme

Prioriteti jonë në mbështetjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike është lufta kundër lajmeve të rrejshme. Këtë e deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Kejt Brns në debatin “Ndikimi i dëmshëm i dezinformatave” e cila u mbajt me organizim të Asociacionit qytetarë “Most”. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se çdo shoqëri e përgjegjshme ka nevojë për qasje të organizuar në luftën kundër lajmeve të rrejshme. Në debat morën pjesë edhe gazetarë dhe njohës të kësaj problematike nga vendi dhe vendet evropiane.

E vërteta nuk është relative, për faktet nuk bisedohet. Mund të debatojmë me mendime dhe ato gjithmonë duhet të jenë me diskurs publik sa më transparent. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë hapësirë për teori krejtësisht të fabrikuara të komplotit ose gënjeshtrës. Siguria publike mund të kërcënohet dhe jetët të vihen në rrezik. Për përdoruesit e mediumeve sociale porosia gjithmonë duhet të jetë, mendo para se të klikosh dhe kontrollo para se të shpërndash- deklaroi Kejt Brns, ambasadore e SHBA-vë në vend.

Për të qenë efikase lufta kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave nevojiten forca të bashkuara, bashkëpunim efektiv i institucioneve të shtetit me sektorin civil, me mediat, me arsimin dhe bizneset me çka edhe nxitet përdorimi i praktikave më të mira në bashkëpunimin me partnerët e huaj. Çdo shoqëri e përgjegjshme që dëshiron të jetë demokratike, duhet vazhdimisht t’i kundërvihet dezinformatave në mënyrë të organizuar- tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Alsat