Këta janë heronjt e klubit strugan “Struga Trim Lum” që u kualifikuan në gjysëm finalen e kupës së Maqedonisë

Struga Trim Lum,Shkendija, Akademia Pandevi dhe Bregallnica janë kualikuar në gjysmënale të Kupës së Maqedonisë së
Veriut. Pas barazimit 1:1 në Tetovë, Shkëndija dhe Rabotniçki u ndalën me barazim 2:2 edhe ndeshjen e dytë çereknale
të zhvilluar sot në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa falë golave si mysarë tetovarët morën kualikimin për në
gjysmënale të Kupës. Golat për kuqezinjtë i realizuan Nau dhe një supergol shënoi Besart Ibraimi, ndërsa Rabotniçki dy
herë gjeti rrjetën përmes Jevtovskit dhe Krstovskit. Në Tetovë kualikim për në gjysmënale ka marrë Struga Trim Lum, që
mundi Renovën me rezultat 1:2, përderisa ndeshja e parë e luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve u mbyll me barazim pa gola.
Nga Kupa është eliminuar skuadra e Shkupit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Akademia Pandevit në
Strumicë, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Çair u mbyll në favor të skuadrës nga Strumica me rezultat 0:1. Ndërkohë
edhe Bregallnica ka marrë një biletë për në gjysmënale, pasi me rezultat të përgjithshëm 5:1 eliminon Labunishtën.