Azet feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

Data 6 mars është shumë e veçantë në kalendarin e reperit Azet.

Kjo ngase, me këtë datë ai feston ditëlindjen, sot mbushi plot 27-vjet, teksa secilën ditë numëron suksese të reja në karrierë.

Azet së fundi ka lansuar bashkëpunimin me Dhurata Dorën, me të cilin ka grumbulluar afro 5 milionë klikime.

Ai është duke e vazhduar punën rreth projekteve të reja muzikore, ndërsa çdo këngë e publikuar nga ai është pritur shumë mirë nga ana e fansave.