Arben Taravari me djemt e dëshmorit Nazmi Saliu

Midis këtyre djemve të rinj që më rrethojnë, ndodhet Vebiu. Kemi dalë para bustit të dëshmorit të kombit Nazmi Saliut pët të nderuar kujtimin dhe historinë e tij, kemi dalë si bashkëkombas krenar për këtë njeri, kurse Adnani dhe Vebiu ndryshe nga ne, kanë dalë para memorialit jo vetëm të dëshmorit por edhe të babait të tyre…janë rritur e janë bërë djem të mirë, duke qëndruar para kujtimit të babës që dhà jetën për flamur e për liri!