Helmohen qytetarët e Pollogut nga premtimet e parealizuara për deponinë!

Më shumë se 15 vite Qeveria e Maqedonisë së Veriut premton zgjidhje për problemin me menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut, por ky problem ka mbetur i pa zgjidhur.
Çmimin e këtij dështimi këto ditë e paguajnë qytetarët e Gostivarit, të cilët në kohë pandemie janë të detyruar të thithin ajër të ndotur, shkaku i zjarrit që digjet në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit. Qytetarët me të drejtë ankohen për helmimin masiv që bëhet nga paaftësia e qeverisë për të zgjidhur këtë problem të vjetër.
Kërkesa e qytetarëve për t’u organizuar për mbrojtje nga ky helmim është e drejtë dhe legjitime, dhe Eco Guerilla i mbështet plotësisht që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe të drejtat e qytetarëve për organizim, duke respektuar masat për mbrojtje personale gjatë pandemisë! Qytetarët janë të lodhur nga premtimet e shumta të pa realizuara deri tani.