Ademi: Për Grubin të rëndësishme raportet me Mijallkovin, për shqiptarët marrëdhëniet brenda kombit

Analisti i njohur Visar Ademi, ka reaguar ndaj deklaratave të ish deputetit të BDI-së Artan Grubi, i cili gjatë një emisioni kishte deklauar se, shqiptarët e RMV-së, me Kosovën dhe Shqipërinë, duhet të kenë marrëdhënie institucionale, kurse partitë politike atje nuk duhet të përzihen në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Ademi, ka thënë se, nëse për Artanin raportet me Mijallkovin e Gruesvkin dhe tani me Zaevin janë më të rëndësishme, për atë dhe për shumicën e shqiptarëve më të rëndesishme janë marrëdheniet brenda kombit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë që analisti Visar Ademi e ka postuar në facebook.

“E ndegjova mbreme ne Click plus, Artan Grubi qe kishte thene se “ne me Kosoven dhe Shqiperine duhet te kemi maredhenie institucionale dhe paetite politike atje nuk duhet te perzihen ne zgjedhjet ne Maqedoni”. Sipas meje Elmi Aziri nuk i’a tha a duhej te ja thoshte kete:
1. Nese per Artanin maredheniet me Mijallkovin dhe Gruesvkin me pare dhe me Zaevin tash jane me te rendesishme per mua dhe per shumicen e shqiptareve me te rendesishme jane maredheniet mbrenda kombit.
2.Pse kerkuan ndihmen e Shqiperise dhe shkuan si klandestin ne Tirane para 2 viteve kur duhej te beheshin bashke te gjithe partite shqiptare dhe qe ne fund rezultoji me platformen e Tiranes qe i shpetoj “bythen” BDI-se.
3. Nqs eshte ashtu atehere pse neper mitingje dhe tubime i njejti bertet UÇK UÇK, UÇK. Dmth e kane genjyer votuesin shqiptar sepse ato e paskan bere per te mbrojtur interesin e institucionit dhe jo kombit.
4. Pse kur u be lufta ne Maqedoni te njejtit kerkonin ndihma (edhe ne armatim dhe ne njerez) nga Shqiperia dhe Kosova. Pse nuk kerkuan ndihme nga institucionet.
5. Bashkim Demokratik per Integrim, dmth e ka ne emer per Integrim dhe asimilim institucional te shqiptareve ne Maqedoni. Kete e duan ata qe ne te integrohemi pa dinjitet, pa vlera dhe pa perkatesi.
6. Shqiperia dhe Kosova mund te pezihen por vetem kur ndihmoher BDI-ja dhe jo kur eshte kunder saj. Eshte sektet publik se sa here qe ka zgjedhje ketu vijne grupe keiminele (jo-institucionale) qe e bejne punen e piste per te shtuar vota ne konton e BDI-se
7. Eshte mire kur Ilie Meta dhe Hashim Thaci nje jave para zgjedhjeve takohen me Ali Ahmetin por jo edhe kur VV perkrah opoziten. Kjo e para eshte bashkpunim institucional a kjo e dyta eshte perzierje partiake.
8. Artani tha VV eshte majte dhe opozita ketu deklarohet e djathte a i njejti qeverisi me parti maqedonase te djathte per 10 vite sepse ato deklarohen te majte. Kur vjen puna te pushteti BDI ka dhene prova se edhe me dreqin ben koalicion per te qendruar ne pushtet dhe ska ideologji”, ka shkruar analisti Visar Ademi.