Gjykata Kushtetuese e Izraelit: Netanjahu mund të formojë qeveri edhe pse është i akuzuar për korrupsion

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi mbrëmë që kryeministri Benjamin Netanjahu dhe kundërshtari i tij në zgjedhje, Beni Ganc, mund të formojnë qeveri të unitetit kombëtar edhe pse kryeministri
është i akuzuar për vepra penale.
Benjamin Netanjahu dhe Beni Ganc do të bëjnë betimin më 13 maj, duke i dhënë fund krizës politike më të gjatë në historinë e re të Izraelit. Tani shihet dalje nga kriza politike që është përkeqësuar që nga dhjetori i vitit 2018, me tre palë zgjedhje të parakohshme që deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë qeveri.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është pas padis së partisë opozitare dhe Organizatave joqeveritare dhe duhet të kishte vendosur ligjshmërinë e marrëveshjes së koalicionit, veçanërisht nëse Benjamin Netanjahu mund të drejtonte vendin derisa ishte nën akuza për korrupsion.
Gjykata më e lartë e vendit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat kundër marrëveshjes për të cilën u debatua në Knesetin, parlamentin izraelit, me “vendim unanim” deri vonë mbrëmë.
“Ne nuk kemi gjetur ndonjë arsye ligjore pse nuk mund të formojë qeveri kryeministri Netanjahu … por konkluzioni që kemi arritur nuk zvogëlon të paktën akuzat ndaj kryeministrit”, thanë gjykatësit.