Zyrtarja e Komunës së Gostivarit flet për mungesën e librave (Video)

Gjysëm vjetori i dytë në shkollat fillore të Komunës se Gostivarit edhe pse ka gati një muaj e gjysë prej kur ka filluar, mungesa e librave duke filluar nga klasat e para deri të nëntat, te të gjitha etnicitetet, është shumë e madhe. Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga ana e Komunës së Gostivarit, për mungesën e librave të marra nga gjithësej 10 shkollat fillore në Gostivar, mungojnë 9.506 libra përfshir këtu të gjitha lëmit dhe të gjitha klasat.

“Njejtë nga reagimi që patëm në gjysëm vjetorin e parë edhe në këtë gjysëmvjetor mungesë më të madhe të librave kemi tek klasat e VI gjithësej 3838 libra, klasat e VII 1026 libra, dhe klasat e IX 1561 libra. Sa u përket lëndeve mësimore 809 libra mungojn të Gjuhës Shqipe, 289 libra mungojnë të Gjuhës Angleze, nderkaq ka munges të madhe të lëndës së Gjeografis gjithësej 1007 libra, lëndës se Historisë 580 libra. Poashtu kemi mungesë të theksuar edhe të librave nga lëndët e arsimit teknik, arsimit figurativ, muzikës, informatikës, siç edhe i kemi pasqyruar në tabelat e më poshtëme për çdo shkollë”, deklaroi Imërlije Saliju nga Komuna e Gostivarit.

Imërlije Saliju nga Komuna e Gostivarit, në pres-konferencë për media tha se edhe shkollat e mesme gjithashtu përballen me të njejtin problem me mungesën e librave.
“Të dhënat e marra janë mjaft shqetsuese, 8.610 libra mungojnë në shkollen e mesme komunale të mjekësis, 2.453 libra në shkollen e mesme teknike, shkolla e mesme e gjimnazit përballet me numër më të ulët të librave shkollor dhe ate vetëm 64 libra janë në mungesë. Shkolla e mesme ekonomike na ka ofruar vetëm emrat e librave që mungojnë pa mos e shoqëruar me numra konkret me gjithë ate lista me emrat e librave le për të dëshiruar sepse janë të radhitura mbi 15 lënd mësimore. Sa u përket shkollave të mesme analiza është bërë për të gjitha vitet prej vitit të parë deri në vitin e katër dhe për të gjitha etnicitetet që mësojnë në këto shkolla”, deklaroi më tej Saliu.

Ajo sqaroi se Sektori i arsimit pranë Komunës së Gostivarit ka reaguar për mungesën e librave deri te MASH.

“Sektori i arsimit pranë Komunës së Gostivarit e shefë si mjaftë shqetësuese faktin që edhe në gjysëm vjetorin e dytë është vazhduar me të njejtin avaz si në gjysëm vjetorin e pare dhe mungesa e librave është mjaftë e theksuar. Nga kjo situate ata që humbin më së shumti janë nxënsit për këtë arsye iniciativa jonë është që të informojmë opinionin publik si dhe kërkpjmë nga ministria e arsimit që të marë masa konkrete ku sotë kemi dërguar edhe zyrtarisht kërkes deri te ky institucion. Ne shpresojmë në përgjigje pozitive nga ana e ministris për këtë vitë akademik shkollor si dhe kërkojm që prej shtatorit fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021 shkollat tona të mos përballen me probleme të kësaj natyre”, than ë fund të press-konferencës Saliu.