Gjermani, shtyhet festivali në kujtim të “Beatles” për shkak të koronavirusit

Festivali që feston trashëgiminë e grupit muzikor “Beatles” në Hamburg, do të zhvillohet në muajin gusht dhe jo mars, njoftuan organizatorët e Hamburgut.

Njoftimi për shtyrjen e festivalit u dha në fillimin të javës, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Festivali “Mblidhemi së bashku: Përvoja e ‘Beatles’ në Hamburg”, fillimisht u vendos të zhvillohej më 27-29 mars. Tashmë do të zhvillohet më 15-16 gusht, gjë që do të thotë se është shkurtuar me një ditë.

Në fakt kjo shtyrje e sjell festivalin më pranë një përvjetori të rëndësishëm për grupin e rrokut. Në mesin e gushtit të viteve ‘60, muzikantët filluan karrierën në mbarë botën, me performancën e tyre të parë në lokalin “Indra Club” në Hamburg.