Ziberi: BDI me 12 prill fiton më shumë se 10 deputet (VIDEO)

Pasi gjatë vitit 2016 partitë opozitare shqiptare dështuan të mposhtin Bashkimin Demokratik për Integrim, tashmë nuk ekziston asnjë gjasë reale që kjo të ndodh. Kështu deklaroi analisti politik Naser Ziberi gjatë emisionit “Brifingu i Mëngjesit”.

“Periudha kur BDI ishte më së shumti në ‘krizë’ ishte periudha gjatë vitit 2016 kur partitë opozitare shqiptare nuk ia dolën të mposhtin atë dhe me këtë BDI u kthye në faktor kyç për formimin e shumicës së radhës parlamentare. Tani mendoj se BDI është më e konsoliduar dhe nuk besojë se numri i grupit të tyre parlamentar do të ulet ndër numrin dyshifrorë.”