Zaev: Sasoli ka qenë një mik i madh i Maqedonisë së Veriut

Me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian David Sasoli. Si një mbështetës i madh i idesë evropiane, na lidhi miqësia e fortë në ndarjen e vlerave të mëdha evropiane, ka shkruar sot kryeministri në dorëheqje Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç thekson Zaev, Sasoli është angazhuar për përmbushjen e premtimeve për fillimin e negociatave me vendin tonë.

“Ka qenë një mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj dhe angazhohej që BE-ja menjëherë t’i përmbushë premtimet për fillimin e negociatave me vendin tonë. Le të prehet në paqe”, ka shkruar Zaevi në Fejsbuk.