VMRO-DPMNE: Me Ligjin për Prokurorinë Publike, LSDM-ja dëshiron të shpëtojë nga krimi

“Ligji të cilin LSDM-ja dëshiron ta miratojë për prokurorinë publike nuk është në interes të qytetarëve, por është në interes të kriminelëve të LSDM-së.

LSDM-ja dëshiron ta miratojë këtë ligj në shpejtësi që të shpëtojnë nga zhvatja, korrupsioni, tenderët e kurdisur dhe gjithë krimi i bërë këto vite.

Me draft ligjin për prokurorinë publike të LSDM-së nuk pajtohen as ekspertët.

VMRO-DPMNE-ja dëshiron të sillet Ligj për Prokurorinë Publike sipas standardeve ndërkombëtare dhe të jetë ligj me të cilin duhet të bëhet reformë në prokurorinë gjithëpërfshirëse Ligj me të cilin prokurori i ardhshëm nuk do të mbylle sytë para skandaleve si Leonardo, Reket 2 dhe Reket 3, Sarhems dhe ngjashëm.

Koha e drejtësisë selektive dhe mbrojtja e krimit të LSDM-së dhe Zaevit përfundon.

Më 12 prill vijon përgjegjësia.

LSDM-ja dhe Zaevi asnjëherë më”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.