Spasovski në kufirin Bellanoc-Stançiç: Realizuam një projekt që përmirëson marrëdhëniet mes dy vendeve tona

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë hapjes së kufirit Bellanoc-Stançiq, deklaroi se ky është një projekt i cili bashkon dhe një projekt i cili thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski.

LIVE/ Nga hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq

Posted by Lajm TV on Friday, January 31, 2020