Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë i Fakultetit Ekonomik, me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik: Edon Rexhepi, me mesatare të përsosur 10.00, është shpallur studenti më i mirë i Fakultetit Ekonomik.

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë i gjeneratës në Fakultetin Ekonomik në Shkup, me mesatare 10.00

Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, pasi përfundoi studimet me mesatare maksimale 10.00, në drejtimin Financa.

Ky sukses u vlerësua në ceremoninë solemne të diplomimit, ku Rexhepi mori mirënjohjen për rezultatet e jashtëzakonshme akademike, të arritura gjatë katër viteve të studimit.

Ai ka theksuar se mesatarja e përsosur është rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe përkushtimit gjatë gjithë vitit akademik, e jo vetëm gjatë periudhës së provimeve.