Kryeministri Hristijan Mickoski i ka hedhur topin opozitës, duke e ftuar të paraqesë iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai deklaroi se shumica parlamentare do ta mbështesë menjëherë një iniciativë të tillë, nëse opozita vendos ta ndërmarrë këtë hap.
Deklarata e Mickoskit vjen si sfidë e drejtpërdrejtë politike ndaj opozitës: nëse kërkoni zgjedhje të parakohshme, kaloni nga deklaratat në veprime konkrete.





