Vdes në moshën 90-vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu

Ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare Kryepeshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu, laureati i çmimit Nobel për Paqen, i cili ndihmoi në përfundimin e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Tutu ishte një nga figurat më të njohura brenda dhe jashtë vendit të tij, i cili u nderua me Nobel në vitin 1984 për rolin e tij në luftën për të shfuqizuar sistemin e aparteidit dhe do të mbahet mend si personi që la trashëgimi një Afrikë të Jugut të çliruar.