Gruaja sulmohet nga burri i saj në Vushtrri, pas tretmanit mjekësor kthehet në shtëpinë e tij

Një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj në Vushtrri. Pas lëndimeve trupore, ajo ka marrë tretman mjekësor.

Viktima më pas me vullnetin e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit.

Burri është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, sipas raportit 24 orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes.