Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet me dronë të kryera nga forcat ruse mëngjesin e sotëm në qytetin ukrainas të Kharkivit.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, Ihor Terekhov, një prej sulmeve goditi një pallat banimi në lagjen Novobavarskyi, ku shpërtheu edhe një zjarr në një apartament. Nga goditja, një pjesë e ndërtesës u dëmtua, ndërsa disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Një tjetër sulm u regjistrua në lagjen Kholodnohirskyi. Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet e shkaktuara, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë personat e bllokuar.
Lajmi është raportuar nga media ukrainase Ukrainska Pravda, duke iu referuar deklaratave të kryebashkiakut Terekhov.
/tvklan.al



