Trëndafila të shtruara mbi rrugë

Kurt Tucholsky

(në shqip nga Arbër Çeliku)

Ju duhet t’i trajtoni me mirësjellje dhe dashuri ata,
Mos i trembni – janë aq të brishtë!
Ju duhet t’i mbështillni me palma
Besnikërisht siç bëjnë edhe vetë ata
Fishkëlleni qenit tuaj teksa ai qirret duke lehur:
Puthni fashistët, kudo që t’i takoni ata!

Kur ata t’ju ndërsehen në sinurin tuaj
Thoni: “Po dhe amin – me ëndje madje!
Ja ku më keni – më godisni sa të mundeni!”
Dhe, u jepni dajak, nëse doni që të jeni afër Zotit
Sepse dajaku është puna e tyre!
Puthni fashistët, kudo që t’i takoni ata!

Dhe gjuani ata: O Zot i madh!
A dini ta vlerësoni ju jetën?
Ky është një dështim pacifik!
Kush nuk dëshiron të jetë një viktimë në këtë botë?
Quani ata: kopukë të ëmbël
Jepuni bonbona dhe sheqerka…
Ndijeni edhe ju
Në barkun tuaj
Kamën e Hitlerit, thellë, deri në asht:
Puthni fashistët, puthni fashistët,
Puthni fashistët, kudo që t’i takoni ata!