Qeveria emëroi Vllado Buçkovskin përfaqësues special për Bullgarinë

Ish kryeministri Vllado Buçkovski do të jetë i dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, informojnë nga Qeveria. Ndryshe, Qeveria së fundmi emëroi Buçkovskin në këtë pozicion. Ish Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, si dhe ish-udhëheqësi i LSDM-së, kohët e fundit, është shumë shpesh i pranishëm në mediat bullgare, ku po i përcjell pikëpamjet e tij për tejkalimin e keqkuptimeve me Maqedoninë e Veriut. Buçkovski, është profesor universitar i së drejtës romake, por tani është i angazhuar në studime të doktoratës në Universitetin Shtetëror Bullgar.