Gjatë muajit nëntor u dogjën dhjetë shtëpi në Kumanovë e Likovë

Brenda vetëm një muaji janë djegur 10 shtëpi në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, rajon që mbulohet nga Njësia territoriale e zjarrfikësve në Kumanovë. Shtëpia e fundit u dogj para katër ditëve në fshatin Reçicë. Paraprakisht një shtëpi ishte djegur një shtëpi në lagjen Tode Mendoll të Kumanovës, transmeton gazeta Lajm. Dy javë më parë ishin djegur dy shtëpi-në një Llojan të Likovës dhe një në lagjen Sredorek të Kumanovës. Në fillim të muajit nëntor, katër shtëpi u dogjën në lokalitetin e njohur si Kumanova e Re, kure një në Kojnare të Epërme.