Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqiperi-Kroaci” i Shaban Muratit

Ne hotel Tirana u promovua libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “Aleanca e duhur Shqiperi -Kroaci”, organizuar nga Fondacioni Cameria “Hasan Tahsini”, qe eshte edhe botuesi i librit. I ftuar i posacem i nderit ishte ish-presidenti i Kroacise Stjepan Mesic, qe erdhi posacerisht nga Kroacia.

Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit Cameria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu. Pastaj mbajten fjalet e rastit ish-presidenti Stjepan Mesic, i cili u shpreh se “libri po del në momentin e duhur dhe tregon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve”. Per librin dhe krijimtarine e autorit folen ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministrja e jashteme Arta Dade, kryetarja e komisionit te politikes se jashteme ne Kuvendin e Shqiperise Mimi Kodheli dhe prof.dr. Ksenofon Krisafi.

Kryetari i Fondacionit Cameria “Hasan Tahsini” Alket Veliu i akordoi ish-presidentit te Kroacise Stjepan Mesic medaljen e argjente “Miku i madh i kombit shqiptar”.

Ne fund autori falenderoi per vleresimet e librit dhe te krijimtarise se tij.