Transporti publik në Shkup do të normalizohet paralelisht me lehtësimin e masave

Transporti publik në kryeqytet, i cili që nga fillimi i orës policore, ka orar të ri të punës, pritet që të normalizohet paralelisht me lehtësimin në etapa të masave.

“Duke pasur parasysh se në periudhën që vijon masat do të lehtësohen, pres se kjo paralelisht do ta ndjekë edhe lehtësimin e transportit publik. Nuk bëhet fjalë për vendime me vetiniciativë të Qytetit të Shkupit sepse rregullimi i transportit është në kuadër të masave për mbrojtje të shëndetit të popullsisë të cilat janë të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë dhe i sjell Qeveria”, tha kryetari Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike “Shkupi” dhe i transportuesve privat që nga fillimi i orës policore qarkullojnë sipas orarit të së shtunës dhe dy herë gjatë ditës – prej orës 5 deri në orën 9 dhe prej orës 13 deri në orën 19.