Temperaturat edhe deri minus 11 gradë deri në fund të javës

Mëngjese të ftohta me temperatura edhe deri në 11 gradë nën zero dhe dëborë e persin vendin ditëve të ardhshme.

Moti nesër do të jetë me vranësira, ftohtë dje me erë me reshje të përkohshme kryesisht nga dëbora. Në zonat malore edhe në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës prej 10 deri në 20 centimetra. Përgjatë Vardarit reshjet do të jenë me shi dhe me dëborë dhe vende-vende do të formohet shtresë më e vogël e dëborës. Për shkak të erës së fortë (mbi 70 kilometra në orë) do të ketë kushte për paraqitjen e fryjës së dëborës. Nga e enjtja do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe ftohtë.

Temperatura do të ulet deri minus tre, të enjten deri minus shtatë, të premten deri minus 11, të shtunën deri minus nëntë dhe të hënën deri në minus tetë.

Temperatura e ditës nesër do të rritet deri në tetë gradë, të enjten deri në gjashtë, të premten deri në shtatë, të shtunën 10, të dielën 11 dhe të hënën deri në 13 gradë.